Fiorentina huazon Vivianon

Fiorentina ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e portierit Emiliano Viviano nga Palermo në marrëveshje njëvjeçare në formë të huazimit me mundësi të qëndrimit afatgjatë në Stadio Artemio Franchi.
Trajneri i ri Vincenzo Montella ka shtuar një tjetër portier në skuadrën e tij. Viviano iu bashkua Palermos nga Inter në pronësi të përbashkët në janar 2012 dhe menjëherë u bë titullar te skuadra siciliane.
Mirëpo, 26 vjeçari do të vazhdojë karrierën te Fiorentina pas kompletimit të transferimit, fillimisht të përkohshëm me mundësi të qëndrimit afatgjatë.