Zoti Brahim dhe lulet e kuranit në TK
"Zoti Brahim, dhe lulet e kuranit" do të vijë këtë fundjavë për publikun e kryqytetit. E duket se pas suksesit të fudnit që pati me risjelljen në skenën e tetarit të kryeqytetit grek Athinës, Mirush kabashi vec Sokratit do të realizojë një tjetër monodramë. Këtë herë kjo vepër vihet në skenë pas premierës që pati në qytetin e Durrsi, duke qënë se ky aktivitet mundësohet nga bashkia e Durrësit dhe ambasada Franceze në Tiranë. Këtë herë do të vijë një lojë po aq profesionale e Mirush Kabashit, që duket se do të rikonfirmojë dhe njëherë suksesin e papërsëritshëm që pati me apollogjinë e Sokratit. Aktori Kabashi nidhet shumë I emocionuar sepse për të cdo shfaqe është premierë dhe cdo premierë ka emocione të vecanta. E këtë herë ai ka zjedhur një vepër të autorit Shmit për ta vënë në skenë. Këtë periudhë duket se aktorët e vjetër të skenës dhe teatrit shqiptar, i janë kthyer monodramave dhe monologjeve apo pjesëve solo. Kjo ndoshta për të sjellë të mënjanuara vlerat e secilit dhe për të rikonfirmuar sukseset ndërkohë. "Sokrati" dhe "Zoti Brahim dhe lulet e kurani" Mirush Kabashit do ti ngelen gjatë në mendje për suksesin dhe emocionet që i ka dhuruar.