E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, pse e vrau veten djali i Faik Myrtaj?

22-01-2013 / Gazeta 55

Dhimbja dhe dëshpërimi u lidh shumë me makinacionet që Edi Rama bëri me viktimat e 21 janarit. Ai i premtoi të birit të Myrtajt kandidaturën në komunën e Cakranit, por preferoi më mirë t’i mbetej borxh dy të vdekur familjes Myrtaj, duke ndikuar në çuarjen e Bardhosh Myrtajt drejt vetëvrasjes, sesa të përmbushte detyrimin e tij për kandidaturën

Personazh i 21 janarit prej rreth dy vjetësh është shndërruar edhe Bardhosh Myrtaj. I përmendur si i tillë ky emër nuk kujton asgjë. Por i lidhur me emrin e Faik Myrtaj, një prej katër të vrarëve në 21 janar 2011, Bardhosh Myrtaj na del si i biri i tij (Faikut). Bardhosh Myrtaj, i cili tentohet të futet me forcë në listën e viktimave të 21 janarit (me të njëjtat metoda, sikundër Kosta Trebicka i vdekur në një aksident të rëndomtë automobilisit, u tentua të futej në listën e viktimave të Gërdecit), u vetëvra në 11 prill 2011, rreth dy muaj e gjysmë pas 21 janarit të po këtij viti. Thjesht pse ai ishte i biri i Faik Myrtaj, sipas zhurmuesve mediatikë dhe të opozitës, “plotësonte kushtet” për tu futur në listën e viktimave të 21 janarit. Për të mundësuar këtë, nga të njëjtët aktorë mediatikë dhe opozitarë, ju vesh edhe një motiv, sipas të cilit ai u vetëvra nga dhimbja dhe pikëllimi. Kaq u tha në ditët e vetëvrasjes s bardhosh Myrtaj..., kaq thuhet edhe çdo 21 janar.
Por realisht motivet e vetëvrasjes së 22 vjeçarit nga fshati Kreshpan, i komunës Cakran në rrethin e Fierit, qëndrojnë gjetkë. Sigurish, lidhen me dhimbje e zhgënjim..., por nga Edi Rama, kreu i PS-së.
Rreth dy vjet pas ngjarjeve të 21 janarit dhe vetëvrasjes së Bardhosh Myrtajt, mësohet se Edi Rama, i cili nuk ka reshtur së keqpërdoruri këtë ngjarje, në këmbim dhe me mirëkuptimin e familjarëve të viktimave, ju kishte premtuar këtyre të fundit, poste dhe ofiqe. Pjesë e premtimeve “me lugë bosh” ishte edhe Bardhosh Myrtaj. I biri i Faik Myrtaj ishte përgatitur që në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit të vitit 2011, të ishte kandidat i opozitës për kryetar të komunës së Cakranit. Ky premtim i Edi Ramës ishte një farë lehtësimi i dhimbjes së tij për humbjen e babait. Por, ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2011 kishte vetëm pak ditë që kishte nisur zyrtarisht, Bardhosh Myrtaj kishte pësuar zhgënjimin e dytë të rëndë, këtë herë nga Edi Rama, i cili vdekjen e babait të tij e kishte keqpërdorur në mënyrën më të ulët, ndërsa “i kishte dalë nga fjala” edhe me premtimin për nominim si kandidat i opozitës për kryetar komune në Cakran. Zëvendësimi në momentin e fundit i Bardhosh Myrtaj, me emrin e kandidates zyrtare të opozitës Fatbardha Merkaj, ishte jo vetëm zhgënjyes, por edhe “ndriçim” për makinacionet dhe premtimet e gënjeshtërta të Edi Ramës... Ndaj edhe Bardhosh Myrtaj, i ndjerë i keqpërdorur dhe i mashtruara, zgjodhi ti japë fund jetës, duke u vetëvrarë.
Edi Rama, ende pas dy vjetësh, mund “të hajë turpin me bukë” për shaminë që i flakën në surrat në familjen e nj tjetër viktime të 21 janarit në Lezhë. Ai edhe mund të vazhdojë “të derdhë lot krokodili”, sikurse ka bërë edhe për Kosta Trebickën, por në raport me familjen Myrtaj, (përjashto familjet e viktimave të tjera të 21 janarit), ai është dy herë borxhli..., e thënë paksa më ndryshe, ju ka dy gjaqe borxh..., të Faikut, që e gënjeu dhe e mashtroi në emër të ardhjes në pushtet (të Edi Ramës) me dhunë, dhe të Bardhoshit, të cilin e gënjeu dhe e mashtroi në emër të ardhjes (së Bardhoshit) në pushtet nëpërmjet votës...

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›