Aurela i jep fund beqarisë
Këngëtarja 36 vjeçare, Aurela Gaçe i ka dhënë fund beqarisë. Sipas tablodit shqiptar Panorama Plus, Gaçe është në lidhje një djalë të ri, i cili është edhe menaxher i saj.
Mësohet se ai është 30 vjeç dhe është nga Tirana. Ata janë parë gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, sidomos këtë javë, pas përfundimit të xhirimeve të klipit “Feel the passion”, këngë me të cilën Aurela do të përfaqësojë Shqipërinë në Edicionin e 56-të të Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest), që do të organizohet në datat 10-14 maj në qytetin Dyseldorf të Gjermanisë. Pasi ka realizuar klipin që vetë këngëtarja ka pohuar në media se i kushtohet edhe turizmit shqiptar, Aurela ka vendosur të bëjë disa ditë relaks, ndërsa thuhet se vetëm para pak ditësh është larguar drejt Greqisë me menaxherin e saj, që është djali që shihni në foto dhe me të cilin thuhet se ajo tashmë ka krijuar një lidhje.
Pikërisht këto ditë, kur ka marrë komentet nga miqtë dhe gazetat për cilësinë e klipit të ri, ku ajo shfaqet nën simbolikën e shqiponjës, nuk është munduar aspak ta mbajë fshehur djalin me të cilin po kalon më shumë kohë. Për gjithçka që ka të bëjë me look-n dhe, pse jo, idetë profesionale, kujdeset një menaxher, i cili ka qenë pranë saj qysh në Festivalin e 49-të të Këngës.