Parisi i ka shitur Gadafit një automjet për t’ia mbathur
I shitur në një vlerë prej 4 milion eurosh dhe në mënyrë të fshehtë, ky mjet motorik i mundësonte Muamar Gadafit të kalonte pa probleme edhe përmes sulmeve me bomba.
Media franceze “Mediapart” ka botuar një sërë dokumentesh ekskluzive të marrëdhënieve franko-libiane deri pak përpara se të niste lufta për rrëzimin e Gadafit.
Shitja e këtij automjeti është mundësuar përmes mbështetjes së ofruar nga i atëhershmi ministër i brendshëm, z.Nicolas Sarkozy(sot, president i Francës) dhe nga drejtori i atëhershëm i kabinetit të tij, z.Claude Guéant(sot, ministri i brendshëm francez).
“Shitja e këtij mjeti motorik ka marrë dritën jeshile edhe nga Pallati Presidencial(l'Elysée)”, shkruan e përditshmja franceze “Le Monde”, duke cituar si burim “Mediapart”-in.
Presidenca franceze nuk ka dashur të bëjë as edhe një koment rreth këtij publikimi. Presidenti Sarkozy ka qenë nxitësi kryesor i operacionit ndërkombëtar kundër Libisë, nisur qysh në muajin mars të këtij viti. /Z.GJ/Start/
2011-09-19 13:49