E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv. kryeministrja Edita Tahiri tur në Mal të Zi

PRISHTINE- Zv/kryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shtetit malazez.

Në qeverinë e Malit të Zi, zv/kryeministrja Tahiri do të pritet nga zv/kryeministri Dushko Markoviq si dhe do të ketë takime në Parlamentin e këtij vendi.
Tahiri, po ashtu, do të vizitojë Komunën e Ulqinit, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Gëzim Hajdinaga.

Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimeve rajonale, avancimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe njohja me rrjedhat e dialogut teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë qëndrimit në Malin e Zi, zv/kryeministrja Tahiri, më 30 qershor, do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore, në cilësinë e Kryetares së këtij Lobi.
(atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›