Stefanovic: Marrëveshjet nuk do të nënshkruhen, pasi Kosova nuk është shtet
BEOGRAD- Shefat e ekipeve negociatore të Serbisë e të Kosovës, Borko Stefanovic dhe Edita Tahiri e shohin në këndvështrime të dryshme rrjedhën e dialogut.
Ndërsa pala kosovare prezanton hollësi rreth marrëveshjes së ardhshme, Beogradi vlerëson se ende s’ka marrëveshje, pavarësisht se të dy palët janë afër zgjidhjes për disa nga çështjet.
Mediat vendase bëjnë me dije se Shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanovic, ka deklaruar se sa i përket çështjes së targa, automjetet me targa kosovare nuk do të mund të lëvizin nëpër Serbi.
“Qytetarët tanë që janë nga Kosova në asnjë rast nuk do të mund të lëvizin nëpër pjesën tjetër të Republikës së Serbisë ose të kalojnë kufirin duke përdorur pasaportën e ashtuquajtur të Kosovës. Kjo është ajo që tani mund të themi me siguri të plotë”,- theksoi Stefanovic.
Shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri nga ana tjetër në lidhje me cështjen e targave është shprehur se mund të përdoret modeli që përdor Greqi për Maqedoninë.
Stefanovic ka vlerësuar se e gjithë kjo është spekulim, që ka për qëllim të ndikojë në opinionin e Prishtinës, ndërkaq marrëveshja ende nuk është arritur.
“Në rastin e targave zgjidhja përfundimtare në dialogun me Prishtinën ende nuk është arritur. Ne ndodhemi në prag të përfundimit të këtyre temave dhe presim që kjo të ndodhë në fillim të korrikut në Bruksel”,-është shprehur Stefanovic.
Stefanovic ka shtuar se marrëveshjet e mundshme mes dy palëve që do të arrihen nuk do të nënshkruhen, meqë në këtë mënyrë do të kuptohej barazia e dy shteteve, ndërkohë që sipas tij për Serbinë Kosova nuk është shtet.
(e.m/koha/BalkanWeb)