E Shtunë, 31 Tetor 2026

E humb një njohje

I ngarkuari me punë i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja ia ka humbur një njohje vendit. Një gazetë arabe e ka cituar atë duke thënë se Omani ende nuk e ka njohur pavarësinë. Në fakt, njohja nga ky shtet ka ardhur në muajin shkurt. MPJ’ja nuk ka sqaruar deklaratat e diplomatit të vet. Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 08:10

I ngarkuari me punë i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja e ka humbur një njohje.

Boja në një intervistë për “Arab News”, duke folur për procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka deklaruar se “madje edhe dy shtetet e Gjirit, Omani dhe Kuvajti, deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.
Në fakt, Omani e ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të këtij viti.
Njohja nga Sulltanati i Omanit në ueb faqen e MPJ’së është e regjistruar si njohja e 75’të për vendin.

Express ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për të sqaruar deklaratat e Bojës, por zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë dhënë sqarime.
Kontakti me të ngarkuarin me punë në Riad ka qenë i pamundur pasi në adresarin e MPJ’së, kjo ambasadë nuk ka e-mail kontaktues, e as numër telefoni.

Në intervistën e publikuar në të përditshmen arabe në gjuhën angleze, “Arab News” gjatë këtij muaji, Boja ka kërkuar përkrahjen e shteteve të Gjirit Persik dhe të 57 vendeve anëtare të Konferencës Islamike që të njohin pavarësinë e Kosovës

Kjo e përditshme ka cituar fjalët e Bojës duke thënë se Ambasada e Kosovës funksionon në një apartament me qira në Kuartin Diplomatik të Riadit, ku bashkë me diplomatin kosovar punojnë edhe dy zyrtarë të tjerë.

“Arab News” ka rikujtuar njohjen nga Andorra si të fundit për shtetin e ri. Boja ndërkaq ka komentuar edhe për problemet me të cilat Kosova ballafaqohet rreth sigurimit të njohjeve nga Organizata e Konferencës Islamike.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›