7 vjeçarja kërcen në klub nate për të mbajtur familjen
Share
Njihuni me këtë vogëlushe me fat tragjik. Huang Doudou është vetëm 7 vjeç, por katër net në javë detyrohet të punojë si kërcimtare në një klub nate për të ndihmuar prindërit e saj me aftësi të kufizuara.
Ndërsa shoqet e saj flenë gjumë, ajo vesh takat e larta e niset për në klubin afër shtëpisë së saj në Urumqi, Mongoli. Ajo fiton pak më shumë se 100 euro në muaj. Kur mbaroj punën, kthehem në shtëpi e bëj detyrat për në shkollë. Më pëlqen të kërcej dhe më ndihmon të paguaj faturat. Ndonjëherë lodhem, por është punë e mirë, thotë ajo. Familja jeton në një apartament 12 metra katror.


