SKANDALI/ Policia, dhunë barbare ndaj tifozëve të Tiranës pas thirrjeve kundër Berishës (FOTO)
Policia ka ushtruar dhunë barbare ndaj tifozëve të Tiranës gjatë ndeshjes me Skënderbeun, pas thirrjeve të këtyre të fundit kundër kryeministrit Berisha.
Tifozët kryeqytetas kanë bërë thirrje kundër Berishës ndeshjen e sotme, raporton A1 Report, pasi ata bëjnë përgjegjëse pikërisht qeverinë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Tirana, si dhe kryebashkiakun Lulzim Basha. Që kur drejtimin e Tiranës e mori Basha, ekipi kryeqytetas është mbushur me të punësuar militantë, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme ekonomike.
Për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, tifozët janë konfliktuar me oficerët e policisë dhe kanë goditur disa makina të policisë që ishin parkuar jashtë stadiumit.
Ky është një rast i paprecedentë që tifozët dhunohen në stadium vetëm prej disa thirrjeve, të cilat as fyenin kënd dhe as bënin thirrje për dhunë./b.l

