E Diel, 1 Nëntor 2026

Raffaele Nigro rrefen kujtimet mbi Shqiperine ne nje "Ditar" Izaura Ndoj

Raffaele Nigro eshte nje nder shkrimtaret me te rendesishem te letersise se sotshme italiane. Por eshte nje nder te paktet, qe ka ndertuar gjate, prej me shume se njezet vjetet e fundit, nje lidhje te forte me Shqiperine dhe shqiptaret. Ne nje interviste per "KJ", Raffaele Nigro rrefen "Ditarin per Shqiperine", takimet e tij te para me arbereshet, si dhe ardhjen e tij te pare ne Tirane, ne 1990. Ai ndodhet ne Tirane ne kuader te Panairit te Librit, i ftuar nga shtepia botuese "Toena". Raffaele Nigro e njeh shume mire realitetin shqiptar te pas '90-s. Shkrimtari italian, pas vizitave te para, e sheh tashme kete vend si nje "laborator historik". Sheh se si mund te ndryshoje nje vend, nje popull, si evoluon historia. Ne nisje ka qene udhetar ne nje bote te panjohur! Ishte Shqiperia e viteve '90-te, kur gazetari italian Raffaele Nigro shkeli per here te pare ne Shqiperi, per t'u rikthyer pastaj per te disaten here. E cdo here qe kthehej ne vendin e tij, ne te perditshmet italiane do te kishte nje artikull per Shqiperine dhe shqiptaret. Gjithcka e shkruar prej tij, tani gjendet ne librin "Ditari per Shqiperine". I gjendur ne panairin e librit, gazetari italian tregon se ka pare ndryshimin e vendit me syte e nje te huaji, nje veshtrim krejt i ndryshem nga ai i vendasve. Gazetari Raffaele Nigro rrefen: "Jane 20 vjet kronike per Shqiperine ne mediat italiane. Cdo here qe vija ketu, prej kohes kur Ramiz Alia ishte president, shkruaja per ato qe shihja ketu, per cfare gjeja ne Shqiperi dhe cdo here perpiqesha te tregoja ndryshimin e madh te vendit. Duke qene me ju, per keto 20 vjet, ne librin tim vjen nje histori, e pare nga nje i juaj, i nje vendi ne ecje". Nigro rrefen se perpos faktit qe ai shkruar ato qe ka prekur, ky liber, thekson gazetari, eshte nje kronologji, e cila me kalimin e viteve do te kete edhe me shume vlere. I botuar nga "Toena", ky eshte i disati liber qe sjell ne shqip gazetarin italian, Raffaele Nigro.

Ne edicionin e 14-te te Panairit te Librit prezantoheni me librin tuaj me te fundit, "Ditari per Shqiperine". Pse duhet ta lexojne shqiptaret ditarin tuaj?

Nese jane te interesuar qe te shohin se si eshte pare Shqiperia nga nje i huaj, mund ta gjejne ne kete ditar. Aty tregohet se si eshte dale nga nje bote arkaike dhe rruga e tyre drejt modernitetit, ku gjenden sot. Por, ketu ka edhe nje veshtrim se si ne i kemi pare shqiptaret te arrijne ne bregun tjeter, pasi une jam nder ata gazetare qe kam shkruar per zbarkimin e shqiptareve ne brigjet tona, jo vetem ne vitin 1991, por edhe ne vitin 1997, kohe kur ne Shqiperi po dukej sikur kishte nisur lufta e trete boterore. Por, pertej ketij fakti, mendoj se ky liber vleren me te madhe do ta marre vite me vone, sepse mendoj qe jam nje nder fare pak gazetaret e hua,j qe ka treguar ne media se si ka ndryshuar Shqiperia vit pas viti, pergjate ketyre 20 vjeteve te fundit.

Cili eshte kontakti juaj i pare me shqiptaret?

Qe ne femijeri shkoja ne nje shkolle ku kishte edhe femije qe flisnin ne gjuhen arbereshe. Duke degjuar kete gjuhe te cuditshme, dialekt te vecante, fillova te behesha kureshtar dhe fillova te mesoja se nga vinin keta femije. Prandaj e kisha te lehte qe nga fundi i viteve '80 te shkruaja nje liber mbi ikjen e shqiptareve nga Shqiperia drejt Napolit. Qe ne ate kohe, ka lindur nje raport i drejtperdrejte me vendin, sepse nje gazetar i Radio Tiranes, Dashnor Kokonozi, me kerkoi nje takim dhe me kalimin e kohes, lindi nje ure kontaktesh mes nesh. Dhe si perfundim, pas gjithe ketyre kontakteve telefonike, une me ne fund u ftova ne Shqiperi.

Si e kujtoni ardhjen tuaj te pare ne Shqiperi?

Kur preka token shqiptare, per here te pare, ne vitin 1990 dhe isha vendosur ne hotel "Dajti", njoha disa shkrimtare. Gjate diteve te qendrimit tim, kur erdha ketu, mbajta nje ditar te vogel. Une njoha Ismail Kadarene, Dritero Agollin, Besnik Mustafajn, Pirro Mishen, nje berthame historike dhe intelektuale e ketij vendi te vogel. Ne ato vite ekzistonte Lidhja e Shkrimtareve dhe bisedat e shumta, gjithmone i benim ne grup. Cdo dite isha me shume kurioz per kete vend te vogel, por me enigma te medha. Gjate takimeve qe kisha, Dashnor Kokonozi me porosiste dhe me thoshte qe te mos beja shume pyetje, pasi ketu na pergjojne na shohin.

Dhe cfare ndodhi atehere?

Formimi im prej komunisti, formimi im prej socialisti revolucionar, perballe asaj qe kishte ndikuar realizmi socialist ketu dhe ne krahasim me ate cfare une kisha pare me pare, pati nje ndalese, sepse nuk ishte ky socializmi qe donim ne. Nuk ishte kjo utopia per te cilen ne kishim luftuar, prandaj Shqiperia, qe nga ky moment, u kthye ne metaforen e nje trishtimi. Une me kete censure nuk denoja as Enver Hoxhen dhe as komunizmin shqiptar.

Sa here qe ktheheshit nga Shqiperi, shkruanit nje shkrim mbi ndryshimet qe bente ky vend i vogel demokratik. Cfare donit te pershkruanit me keto shkrime?

Jane 20 vjet kronike per Shqiperine ne mediat italiane. Cdo here qe vija ketu, prej kohes kur Ramiz Alia ishte president, shkruaja per ato qe shihja ketu, per cfare gjeja ne Shqiperi dhe cdo here perpiqesha te tregoja ndryshimin e madh te vendit. Duke qene me ju per keto 20 vjet, ne librin tim vjen nje histori, e pare nga nje i juaj, i nje vendi ne ecje.

Pse zgjodhet Shqiperine per ta bere pjese te ketij ditari?

Nje njeri zgjedh nje vend si me idealin, per te ndjekur evoluimin e historise. Ky takim me shqiptaret dhe realitetin qe ata ndodheshin, me shtyne me tej qe te aspiroja ne historine e ketij vendi. Kujtoj si tani vitin 1991, kur erdhi anija "Vlora" e stermbushur me te rinj dhe direkt pas nje telefonate, une shkova ne Portin e Barit me nje telekamere ne dore, por me dukej se papritmas, ai dinjiteti i madh qe gjeta ne popullin shqiptar heren e pare qe erdha ketu, po binte perpara nje skene ferri, qe nuk do te kisha dashur kurre ta shihja. Me kalimin e ketyre 20 vjeteve, Shqiperia eshte transformuar dhe sot, ky ditar sjell kronologjine e ketij vendi, i cili me kalimin e viteve do te kete edhe me shume vlere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›