Zvetënimi
Fjala e vënë si titull i këtij shkrimi është konstatuar se po përdoret gjithnjë e më rrallë në gjuhën e zakonshme të bisedave ndërmjet qytetarëve tanë. Më rrallë akoma, në retorikën e shtypit dhe mediave tona. Kjo harresë, kjo papërdorshmëri, sidoqoftë nuk duket të vijë ngaqë tashmë ka humbur aktualiteti i përmbajtjes së vet. Përkundrazi, nocioni i saj bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e pandashme e disa të vërtetave. E disa të vërtetave të hidhura që rrethojnë botën e këtij vendi. Mirëpo, ja që ndonjëherë, kur termat gjuhësorë praktikisht shoqërohen me tepri nga vlerat negative përkatëse, artikulimi i tyre fshihet si me turp pas këtyre vlerave. Fshihet, por nuk zhduket nga goja e të gjallëve, të cilët kuptimin e saktë të fjalës ‘zvetënim’, që fjalorë të ndryshëm e sinonimizojnë me ‘degradim’, ‘degjenerim’, më së shumti e shpjegojnë nëpërmjet tregimit të rasteve, apo episodeve konkrete nga marrëdhëniet midis tyre. Madje, shpjegimi bëhet më bindës, kur këto raste apo episode nuk janë të veçuara, por ndeshen shpesh herë në jetën e përditshme nga qëndrimet e plot personave të caktuar.
Kjo mënyrë të shprehuri karakterizon veçanërisht krijimtarinë artistike. Dhe, i këtij mendimi ka qenë dikur Honore Dë Balzaku, i cili kishte shënuar në kujtimet e veta, se mbasi qe botuar vepra e tij për Gobsekun, një ditë takoi pas aq kohësh një lexues të rregullt dhe mik të ngushtë të tij, që i tregoi një histori të sapodëgjuar prej tij, duke pretenduar se në këtë botë kishte njerëz edhe më kurnacë dhe të pamëshirshëm se sa protagonisti i famshëm. Me pak fjalë, miku i tregoi shkrimtarit që në një konte pranë Lionit banonte ende një mizantrop i moshuar, i fëlliqur dhe i pasur, i cili kur pak më parë i vdiq gruaja, duke mos dashur të harxhonte as edhe një grusht të vogël parash për ta varrosur me nderime, arkivolin ia shpuri natën te stacioni më i afërt dhe e la atë në një vagon mallrash. Kush e di sa kishte rrugëtuar e ndjera dhe sa xhiro të tjera do të bënte akoma ajo! – s’pushonte së rrëfyeri parisieni tërë emocione. Atëherë, Balzaku, i habitur dhe i tronditur siç ishte nga dëgjimi i kësaj ndodhie, megjithatë pati kurajën t’ia ndërpriste fjalët tjetrit, duke i thënë që diktimi i kësaj ngjarjeje, sado e vërtetë të qe, nuk mund t’i shërbente për subjektin e një tregimi apo të një romani. Nuk mund t’i shërbente, se kishte të bënte me një rast shumë të rrallë, ndërsa gobsekë kishte njohur plot.
Tani më lini të tregoj edhe unë një rast të këtyre ditëve këtu në Tiranë, por që nuk besoj të habisë dhe as të tronditë asnjë prej atyre që do t’u hidhte sytë këtyre radhëve. Nuk besoj që as të habisë dhe as të tronditë asnjërin prej tyre, ngaqë subjekte të ndodhisë nuk janë vetëm një i ndjerë me emër të mirë dhe vajza e tij e nderuar, por edhe disa punonjës me uniformë të shtetit, që nuk lënë rast t’u shpëtojë nga dora për të nxënë përfitime. Nuk lënë rast, gjithashtu, edhe nëse ‘fati’ apo detyra i bën të pranishëm në mynxyra të tilla. Këtu nuk shqyen sytë njeri nga kurnacëria e treguar. Jo, këtu mbyllen sytë e shumëkujt nga babëzia e diktuar. Një ndryshim i madh ky nga një prej shënimeve të Balzakut, por që i përshkon pothuajse e njëjta dridhmë te shpirtrat e ndjerë humanë.
Për rrëfimin në fjalë ishte zonja lajmëtare ajo që përmes lotëve mbi katafalg shprehte mes shoqeve të saj indinjatën për çka i kishin kërkuar disa policë, kur këta me atë bashkë panë me sy vdekjen e të atit. Një vdekje brenda një apartamenti të mbyllur nga brenda. Vajza e të ndjerit gjatë disa orëve i binte telefonit të babait të saj, për ta pyetur nëse i nevojitej ndonjë gjë, por asnjëherë nuk mori përgjigje, ashtu sikurse edhe kur i ra ziles së shtëpisë, edhe kur nuk kurseu klithmat e lëshuar dhe grushtet e rënë mbi atë derë të blinduar. Kështu, nga frika e ndonjë gjëme, instiktivisht zonja e nderuar thirri policinë, punonjës të së cilës pasi shkallmuan hyrjen i paraprinë për të hyrë dhe vështruan të pajetë viktimën e një infarkti të miokardit.
Në kësi rastesh, zakonisht ndiqen procedurat për t’i bërë të ndjerit autopsinë. Por, kur nga shqyrtimi i vendngjarjes nuk rezulton ndonjë provë dhe s’hapen shtigje dyshimesh mbi mundësinë e kryerjes së ndonjë akti kriminal, zakonisht shumë familje dëshirojnë t’u shmangen procedurave të tilla, që do t’u shtonin atyre ndjeshmërinë e dhimbjes. Kësaj situate deshën t’i përgjigjeshin edhe policët, por duke i lënë zonjës së mbytur në lot që të nënkuptonte, se ata mund ta mbyllnin këtë punë brenda ditës, mjaftonte që ajo t’ua shtrinte dorën te xhepat e hapur. Kjo duhej që tjetra të mblidhte veten dhe prerazi t’u kërkonte policëve që t’i tregonin vendin dhe orën e së nesërmes, për t’u paraqitur që të tërhiqte kufomën e të atit dhe të niste homazhet për të.
Ja pra, deri ku arrin zvetënimi i ca personave në këtë kohë moderne dhe në këtë vend që pretendohet të bëhet ndonjëherë si gjithë Europa. Po të ishte ky që treguam një rast i veçuar, nuk do të merrnim mundimin ta hidhnim atë në letër. Nuk do të merrnim mundimin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, kur ka brenda tij aq shumë dhimbje, saqë tek e dëgjon të regëtin trupi, dhe tek përpiqesh ta përshkruash të dridhen duart. Në këtë kohë moderne, kur gjatë përpjekjeve për të definuar atë çka është njeriu, shumica e sociologëve dhe e juristëve ndërkombëtarë kanë pranuar tashmë që elementi kyç në atë definicion është vetëdija mbi dinjitetin e të tjerëve dhe respekti mbi këtë dinjitet, përkundër dyshimeve të mëparshme mbi dobinë teorike dhe praktike të nocionit ‘dinjitet njerëzor’. Ja pra, sa e ndryshme paraqitet tabloja në këtë vend të prapambetur, ku ndonëse prej kohësh janë ratifikuar paktet dhe konventat ndërkombëtare e rajonale për të drejtat themelore të njeriut, disa e konsiderojnë normale që të kërkojnë ryshfet edhe për ndodhinë e një gjëme; në këtë vend ku pushtetarët më të lartë dhe familjarët e tyre nuk paguajnë asnjë qindarkë për konsumin e energjisë elektrike dhe njëkohësisht u kërkohet qindra mijëra familjeve të shtresave të varfra dhe të mesme që t’i paguajnë çmimet e papërballueshme, me kontrata të rregullta apo të përkohshme, me sahate të kolauduara apo të manipuluara, me tarifa të rregullta apo të fryra, me mungesën e korrentit apo edhe me zënien nga ai. Diçka që në thelb shkakton vdekjen e shumë e shumë njerëzve, më parë sesa biologjikisht. Te dikush menjëherë dhe te dikush tjetër gradualisht, sepse të ardhurat e pakta të tyre nuk mjaftojnë as për të siguruar rregullisht ushqimet më elementare, sikurse as medikamentet dhe mjekimet më minimale.
Ja pra, deri ku arrin zvetënimi i ca personave. Në këtë kohë moderne, kur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ‘dinjiteti imanent’ referohet në plane të gjera të kërkesave ligjore dhe përmbush kështu dy funksione bazike normative: si parim, duke treguar qëllimin aksiologjik të tërë sistemit ndërkombëtar për garantimin e këtyre të drejtave dhe imponuar zgjidhje normative që ndihmojnë implementimin e tyre optimal; si rregull, duke përbërë një direktivë specifike për interpretim. Ja pra sa e ndryshme paraqitet tabloja në këtë vend të prapambetur, ku pushtetarët e quajnë normale të urdhërojnë që të vriten si pulat në mes të bulevardit njerëzit, tek protestojnë për mjerimin që u varet në qafë dhe për shtypjen që u bëhet në vetvete, ku kthehet në një praktikë të zakonshme ndërrimi i identiteteve të individëve dhe përvetësimi i tyre prej personave të tjerë, ku vet pushtetarët bëhen shembull tipik për t’u imituar nga kushdo që sapo futet në ingranazhet e makinerisë shtetërore vërsulet me grabitje pas grabitjesh reductio ad absurdum (lat. - deri në absurd, deri në marrëzi). Një shembull, se si mund t’u ngushtohet sfera e zhvillimit dhe t’u shtrëngohet mundësia e frymëmarrjes bashkëqytetarëve të tyre të përvuajtur, me mohimin e dinjitetit vetjak në këtë jetë të të gjallëve, madje edhe kur kjo jetë ndalet në sinorin i nekropoleve.
Ja pra, deri ku arrin zvetënimi i ca personave. Çka të detyron që t’i kundërvihesh shkakut pa humbur kohë dhe me të gjitha forcat. Sepse, siç këshillonin latinët: Cossante causa cessat effectus (Me të pushuar shkaku, pushon edhe efekti).
(GSH/BalkanWeb)