E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, BE: Duam siguri për angazhimin e Serbisë

BRUKSEL - Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy theksoi se unioni ka nevojë për më shumë siguri në lidhje me qëllimet e mira të Serbisë në dialogun me Kosovën, përpara se ta lejojë Beogradin të përparësojë drejt anëtarësimit në BE.

Pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiç, Rompuy tha se e ka inkurajuar atë të “bëjë hapa të mëtejshëm për të siguruar vendet e BE-së për seriozitetin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani”.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›