E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, arrestohet bankieri që i dha informatat WikiLeaks-it

Policia e Zvicrës arrestoi përsëri bankierin zviceran Rudolf Elmer, i cili tani akuzohet se publikoi sekretet bankare duke ia dhënë informatat WikiLeaks-it.

Disa orë më herët, gjykata e shpalli fajtor Elmerin për shkelje të ligjit mbi fshehtësinë e të dhënave, dhe e dënoi me gjashtë mijë franga gjobë, por Elmer arriti të shmangë burgun.

Elmer sqaroi se i publikoi të dhënat që të tregojë se të pasurit i shmangen pagesës së tatimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›