Dy shpërthime në Ukrainën lindore

Dy shpërthime kanë ndodhur në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, por nuk ka patur të lënduar.
Zëdhënësi i policisë në qytetin Makievka tha se njëri shpërthim ndodhi afër një kompanie të qymyrit, ndërsa tjetri në tregun e qytetit.
Agjensitë ukrainase të lajmeve thanë se shpërthimet vetëm kanë dëmtuar xhamat e dritareve, ndërsa policia ka ndërmarrë hetime.