E Diel, 1 Nëntor 2026

Varsi: Paragjykimet ndaj islamit, të pranueshme në Britani

Shoqëria britanike po bëhet gjithmonë e më pak tolerante ndaj myslimanëve dhe kjo është kthyer në një standard të pranuar, deklaroi Saeda Varsi. Varsi është myslimanja e parë që mban një post në kabinetin qeveritar britanik. Ajo është ministre pa portofol në qeverinë Kamerun.

Komentet e Varsit janë marrë nga një fjalim që ajo do të mbajë gjatë ditës. Në të njëjtin vend Varsi thotë se ndjekësit e islamit në Britani përshkruhen ose si të moderuar ose si ekstremistë, gjë që nxit keqkuptime dhe mungesën e tolerancës.

Çështja e ekstremizmit në Britani është kthyer në një problem kyç veçanërisht pas sulmeve me bomba në Londër në korrik të vitit 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›