Zvicer arrestohet shqiptari. Akuzohet nga Beogradi per krime lufte
Arrestohet në Zvicër një ish-pjestar i UÇK-së i akuzuar për krime lufte nga drejtësia serbe. Arrestimi i shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë me kërkesë të autoriteve serbe. Zëdhënësi i ministrisë zvicerane të Drejtësisë, Folco Galli, njofton se po e shqyrtohet kërkesa për dorëzim, ndërsa shton se i arrestuari mund të ushtrojë ankesë, nëse autoritetet e Zvicrës vendosin ta pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim.
Drejtësia serbe akuzon shqiptarin e ndaluar se ka kryer krime të luftës kundër civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan. Sipas kërkesës së Beogradit për ekstradim, personi i akuzuar ka pasaportë serbe, ndërsa zëdhënësi Galli deklaroi se i arrestuari nuk ka pasaportë zvicerane.