Tërmet në Tetovë

Një tërmet me intensitet prej 3.4 shkallësh rihteri është regjistruar në Maqedoninë Perëndimore, pas tërmetit të së shtunës, i cili ishte me intensitet 4.2 shkallë.
Tërmeti është regjistruar në orën 1:32 minuta pas mesnate, ndersa epiqendra e tij ka qenë në rajonin e Tetovës. Një ditë më pare, tërmeti prej 4.2 shkallëve rihter, shkaktoi panik në rajonin e Kërçovës dhe Gostivarit.