OKB njeh "Republikën e Kosovës"

Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e njeh Kosovën dhe vendi ynë nuk është vend anëtar. Rezoluta 1244 ende mbetet baza e kësaj organizate në raport me Kosovën. Megjithatë, pas prezantimit të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në Këshillin e Sigurimit, zyra për media e OKB-së u kujdes ta prezantoj Hoxhajn, si Ministër të Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Në konferencën pas mbledhjes, Hoxhaj u paraqit para gazetarëve në këndin e OKB-së ndërsa video u postua në ëebcast të OKB-së, ku Hoxhajt i shkruhet, Republika e Kosovës. Për dallim nga paraqitjet e mëparshme të Skender Hysenit, që prezantohej vetëm me emër dhe mbiemrin e tij, pasardhësi i tij, Hoxhaj merr edhe shtesat, Republika e Kosovës. Në ditët në vazhdim, mbase OKB do ta përmriësoj apo tashmë ka filluar ta njoh realitetin e ri të Kosovës, nëse jo vendet anëtare, të paktën administrata në OKB.