E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zviceranët votojnë kundër: Nuk duam pushime

Share

Votuesit në Zvicër kanë hedhur poshtë ofertën për më shumë pushime të paguara nga frika se kjo mund ta vendosë ekonominë në rrezik.

Disa pyetje u bënë për këtë referendum dhe mes tyre ishte ajo e sindikatave për rritjen e pushimeve nga katër në gjashtë javë.

Por dy të tretat e votuesve hodhën poshtë propozimin, që do e kishte bërë Zvicrën të barabartë me vendet e tjera perëndimore sa i përket pushimeve.

Të njohur për etikën e tyre në punë, zviceranët duket se kanë dëgjuar paralajmërimet e qeverisë dhe biznesit se më shumë pushime do ishin të dëmshme për ekonominë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›