“Plehrat”, AKIP dorëzon në KQZ 60 mijë firmat për referendum

Aleanca Kundër Importit të Plehrave pritet të dorëzojë sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve 60 mijë firmat e mbledhura për mbajtjen e referendumit popullor, kundër importit të mbetjeve.
Sipas AKIP, një ligj i tillë e dëmton Shqipërinë, pas vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi.
Aleanca thekson se lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) me anë të këtij referendumi ka përqëllim shfuqizimin e ligjit që lejon importimin e mbetjeve në Shqipëri, të aprovuar pak muaj më parë nga Parlamenti shqiptar.