Zvicra e meritoi eliminimin

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, thotë se ekipi i tij e meritoi të kthehet në shtëpi nga Kampionati botëror, pas barazimit ndaj Hondurasit në ndeshjen e fundit të Grupit H. Zviceranët, të cilët e nisën furishëm fushatën e tyre në Afrikën e Jugut duke e mposhtur Spanjën 1:0, u eliminuan pas paraqitjes së zymtë të premten në Bloemfontein.
“Na u desh një kohë e gjatë për ta gjetur lojën tonë, ndërsa Hondurasi krijoi shumë raste përpara nesh. Më pas, ne patëm shanset tona, por nuk e merituam kualifikimin sepse nuk shënuam”, tha trajneri gjerman.
Zvicra e tre shqiptarëve; Albert Bunjaku, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri, u tregua më e shkathtë në mbrojtje karshi fazës ofanzive. Derisa Spanja po fitonte 2:1 me Kilin, zviceranëve u nevojiteshin dy gola në pjesën e dytë ndaj Hondurasit për të kaluar në të tetën e finale, por ata u treguan të pafuqishëm.
“Ne ishim mjaft nervozë dhe dështuam përpara. Kishim disa mundësi, por jo raste të pastra. Unë nuk jam i kënaqur me mesfushën dhe sulmin tonë”, tha në fund Hitzfeld.