E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele: I zhgënjyer nga Franca dhe Italia

Legjenda e Futbollit Boteror Pele, eshte shprehur se ka mbetur i zhgënjyer nga eliminimi i shpejte i Italise dhe Frances nga Boterori 2010, nderkohe qe sheh si favorite per te fituar Kupen e Botes, Brazilin dhe Argjentinen.

"Kush mund te thonte ne fillim se Italia dhe Franca do te ktheheshin kaq shpejt ne shtepi? Askush nuk e kishte menduar kete. Nje tjeter gje qe kemi thene ka qene se meqe Boterori do zhvillohej ne Afrike, skuadra afrikane do te shkonin larg, por ato jane thuajse te te gjitha te eliminuara. Skuadrat e amerikes jugore dhe ato latine po ecin shume mire, por ne kemi pare Brazilin dhe padyshim Argjentinen qe bene nje paraqitje te shkëlqyer. Por nuk duhet te harrojme ketu Spanjen dhe Portugaline”, ka bere te ditur Pele.

“O Rey”, nuk ka harruar t’i pergjigjet rivalit te tij te perhershesm Diego Armando Maradona, qe vetem pak dite me pare e kishte sulmuar ate verbalisht. Maradona? Ai me adhuron, me dashuron mua. Ne e ndihmuam ate te regjistronte shfaqjen e pare kur kishte shume probleme. Ai me kërkoi ta ndihmoja dhe une shkova atje dhe mora pjese ne shfaqjen e tij. Me pas ishte dhe nje ndeshje bamirësie ne “Bonbonera”, qe e organizoi ai dhe me kërkoi te shkoja. Une isha atje per ta mbështetur. Keshtu, ai me dashuron mua, pasi sa here intervistohet, kujtohet per mua”, ka përfunduar Pele.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›