E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ministri i sjell Gjermania Shqipërisë

Sali Berisha dhe Dirk Niebel

Ditën kur Dirk Niebel, ministri gjerman për Bashkëpunimin Ekonomik mbërriti në Tiranë, Deutsche Welle shkruante se ai po negocionte për krizën politike në vend. Sipas DW, Shqipëria po vuan tani edhe nga një krizë ekonomike. Niebel nuk foli për ndonjë negociatë, përuroi disa investime të realizuara me donacione të Gjermanisë dhe u largua. Po këto ditë, në Ballkan ka mbërritur ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westervelle. Destinacioni i tij: Kosova, Kroacia dhe Mali i Zi.

Por çfarë ministri na ka sjellë Gjermania? Të njëjtin që kur shkoi një ditë më pas në Bosnje, nuk denjoi ta shoqëronte ambasadorja e tij. Siç raportojnë mediat gjermane, ambasadorja gjermane atje nuk prishi terezinë e pushimeve për të shoqëruar ministrin. Madje as nuk hipi në autobusin e tij, ku ndodhej gjithë delegacioni gjerman. Sa për informacion, autobusit i ishte prishur klima dhe ambasadorja zgjodhi freskinë e makinës së saj. Këtë punën e autobusit pa kondicioner e ka vuajtur edhe në Shqipëri delegacioni gjerman. Të paktën ministrin gjerman e ka freskuar humori i kryeministrit Berisha se do i menaxhojë ujësjellësit njësoj si në Gjermani. Tek e fundit jemi dy vende të ngjashme me ekonominë më të fortë në Europë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›