SFIDAT E DEMOKRACIS DHE SHQIPRIA
Duke rishfletuar librin Histoire des idees politiques Historia e ideve politike te studiuesve te mirenjohur Ives Guchet dhe Jean ndash Marie Demaldent u fokusova te ceshtja se teoria me sakte teorite demokratike ne rrafshin shkencor dhe teorik nuk perbejne nje homogjenizim doktrinor shterues te nje sociologjie demokratike te patjetersueshme perfundimtare por nje cikel referues te disa parimeve kryesore qe jane ne substance veprimtari juridike dhe politike te kushtetutshmerise se perparuar te proceseve evolutive te historise ne koherat moderne. Kjo shpreh nje relativizem dhe kerkesen e persosjes se metejshme ne menyre te pashmangshme. Kjo do te thote se konceptualizimi i demokracise nuk ka fund. Historia e sistemeve te ideve politike ka lidhje te ngushta me zhvillimin e mendimit shkencor boteror kurse ne vende te ndryshme reflekton shkallen adekuate shkencore te perparuar ose te prapambetur te secilit vend dhe popull perkates. Kesaj te vertete eshte e veshtire qe ti shmangesh dot. Pare nga kjo optike tradita demokratike ne Shqiperi paraqitet frikerisht e manget historikisht. Ndryshe nga Europa dhe bota perendimore ne mund te quhemi nje vend parademokratik ne thelbin e fjales dhe te kuptimit. Para renies se Murit te Berlinit ne trashegojme nje pervoje te shkurter te debatit demokratik parlamentar pastaj vjen parlamentarizmi fals dhe i komanduar i monarkise zogiste per te perfunduar per 50 vjet ne diktaturen enveriste me nje parlamentarizem akoma me qesharak ideologjik dekorativ si nje teater politik shurdhe-memecesh. Keto 20 vjetet e fundit shqiptaret e aspirojne demokracine po pa e pervetesuar thelbin e saj per shume arsye. Ajo qe quhet tranzicion eshte nje fjale eufemike dhe justifikuese dhe tregon me shpesh moskuptimin dhe vonesat e tmerrshme dhe te pajustifikuara. Pa mohuar ndryshimet por edhe perparimet per shkak te fuqise ndikuese te madhe te integrimit si proces europian globalizues si teresi ne fushen serioze studimore do te veme re se demokracia tejet e brishte shqiptare eshte me shpesh nje simbioze e konceptit te vertikalitetit pushtetor te totalitarizmit me traditen rurale shekullore te patriarkalizmit provincial qe i shnderron partite politike ne parti klanore me kryetare autoritariste te plotfuqishem. Ky nuk eshte vetem nje gabim teorik i mirefillte jo vetem nje keqkuptim shume i kushtueshem perceptues por stimulon pareshtur nje praktike te shtremberuar te veprimit konkret politik. Kjo ben qe konkurrenca e eger zgjedhore per marrjen e pushtetit qeverises te shnderrohet ne duele kryetaresh amplifikohet vetem nepermjet emrave te tyre personale pra te individualizohen ngushtesisht dhe marrezisht proceset reale politike mbareshqiptare nje konceptualitet perhere vertikal duke harruar bazen dhe horizontalitetin jetik te elektorateve te medha. Keshtu partite behen trukime dhe performanca te kryetareve dhe subjektiviteteve te tyre te mangeta. Ne kete konceptim jemi shume larg karakterit shkencor dhe vizionar te politikes dhe klasa politike shqiptare tregon nje miopizem dhe efemerizem te padyshimte.
Por te mbyllesh syte nuk do te thote te zhdukesh dhe realitetin cdo fitore elektorale nuk eshte fitore e vertete po nuk qe edhe fitore konceptuale.
Te dy autoret e librit qe citova ne krye te shkrimit ne konkluzione shprehin disa shqetesime per sfidat e demokracise ne nje kuote me te larte. Ata me te drejte thone se demokracia perfaqesuese eshte nje perparim boteror ne raport me regjimet jodemokratike te shekullit XIX. Por teoria demokratike ndonese e perparuar nuk mund tu jape me pergjigje te gjitha pyetjeve te modernitetit aktual dhe ne perspektive. Ketu nuk duhet harruar argumenti i llojit te Rusoit lidhur me mospajtimin e pashmangshem midis vullnetit te perfaqesuesit dhe vullnetit te te perfaqesuarit qe con perhere e me teper ne idene se qytetari bashkekohor nuk ka pse te votoje gjithnje per qeveritare nese nuk ekziston kontrolli i votuesve mbi te votuarit. Pyetja eshte si valle me cfare modalitetesh te organizohet jo nje kontroll simbolik por nje kontroll real dhe efikas i qytetareve mbi partite politike dhe qeverite e konvertuara prej fitoreve numerike te zgjedhjeve elektorale politike Ceshtja me madhore eshte pertej rrafshit mekanicist votiv te zgjedhjeve. Ne te gjitha shoqerite e quajtura demokratike pavaresisht rritjes se koeficientit konceptual demokratik eshte gati e pamundur te zhduken ose te sfumohen pabarazite shoqerore qe ne fakt po shtohen kudo. Qe nga Aristoteli me pas te shume mendimtare te tjere politike kjo kryeceshtje ka qene ne krye te vemendjes. Sipas Rusoit dhe Bodenit etj. dallimet shume te medha te pasurive mund te vene ne rrezik homogjenitetin e shtetit ose te trupit shoqeror. Shprehja e thekshme e filozofit P. Burdie per barbarine e liberalizmit te eger tregon se demokracia votive eshte formale nese nuk perputhet me nje demokraci shoqerore per te gjithe pra te finalizohet ne nje demokraci permbajtesore. Kjo gje kerkon nje tendosje jo thjesht te imagjinates teorike sepse eshte nje sfide konkrete te zhvillimit dhe te se ardhmes. Persiatjet e reja konceptualiteti i ri per sfidat e se ardhmes nuk mund te anashkalohen.
Klasa politike provinciale shqiptare duke mos kuptuar politiken ne fakt nuk kupton historine dhe eshte gjithmone post festum ose posteriore fatalisht. Praktika shoqerore perparon shume me shpejt se politika refraktare dhe e prapambetur. Njerezit e thjeshte dine shume me teper se sa kampionet partiake ata i kapercejne menderisht kryetaret e partive te medha te cilet i shperfillin i nenvleftesojne ritualisht por kjo nuk do te thote asgje. Historia eshte cmitizimi i idhujve dhe kujtesa historike koleksionon me shpesh idhuj pa krena sic do te thoshte Migjeni i madh.