E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje Vllaznie pa shkelqim i mjafton Vajushi per te mundur Kastriotin

Shkoder Kuqebluve u mungon grinta dhe loja e bukur por ruajne vazhdimesine

Vllaznia ka fituar serish duke vazhduar ecurine pozitive te saj pa humbje dhe pa pesuar gol qe prej gjashte ndeshjesh duke perfshire ketu Kupen dhe Kampionatin nen drejtimin e Mirel Joses por kesaj here ndryshe nga te gjitha ndeshjet e tjera te ketij kampionati ka qene pa shkelqimin e duhur. Ne Loro Borici te Shkodres Vllaznia ka pritur miqte e Kastriotit ndaj te cileve ka triumfuar minimalisht me rezultatin 1-0. Nje gol i te zakonshmit talentit kuqeblu Vajushi i realizuar qe ne minuten e tete u ka mjaftuar shkodraneve ta kalojne lumin kesaj here duke marre tri pike te tjera te cmuara dhe duke konfirmuar ecurine pozitive nen drejtimin e Mirel Joses. Nje loje pa shume emocione ne fakt e udhehequr nga vendesit eshte mbyllur me fitoren minimale te Vllaznise nderkohe qe krutanet sidomos ne pjesen e dyte u perpoqen te reagonin dhe barazonin por u ka munguar aftesia konkluduese. Sulmuesit miq kane mbetur te izoluar nga repartet e tjera te skuadres krutane qe dilnin shume ngadale dhe ne menyre krejtesisht te lexueshme ne fazen ofensive. Kesisoj vendesit nuk e kishin shume te veshtire ti thyenin ata dhe ti mbanin larg portes se tyre te mbrojtur nga Armir Grima. Kuqeblute me ane te talentit Armando Vajushi kane pasur edhe nje rast tjeter te paster per gol per ta dyfishuar epersine por lojtari ka gabuar i vetem me portierin mik Halili. Ne kete menyre e ka mbajtur ne ankth deri ne vershellimen e fundit te kryesorit Dobi Vllaznine e tij qe gjithsesi ka arritur te mbroje golin e minutes se tete dhe te fitoje sfiden. E rendesishme per ne ishte marrja e tri pikeve tha ne fund Mirel Josa. Vertet fituam me nje rezultat te ngushte por na duheshin piket. Shenuam shpejt dhe kjo na kenaqi. Natyrisht qe lame per te deshiruar ne disa drejtime te tjera ne kete ndeshje dhe sidomos sa i takon shpirtit te gares. Ajo qe me kenaqi ishte moslejimi i hapesirave prapa qe mund te na ndeshkonin dhe kjo eshte pozitive. Tifozet natyrisht kane te drejte te mos jene te kenaqur sepse shkodranet pervec fitores duan edhe loje te bukur. Ne keto momente ne po mendojme per piket.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›