E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PD zgjedh krerët e komisioneve parlamentare

TIRANE-Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar në mbledhjen e sotme përfaqësuesit e tij për në komisionet parlamentare që drejtohen nga opozita.

Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare të komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo, kryetar i komisionit të Medias dhe Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë.

Në përfundim të mbledhjes pritet që PD të dalë me një deklaratë për mediat.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›