Franca po përgatit ligjin për ndalimin e ferexheve
Qeveria e Francës po e përgatit ligjin për ndaljen e përdorimit të ferexhesë në ambjentet publike. Një zëdhënës i presidentit francez, Nikolas Sarkozy, tha të mërkurën se propozimi do të paraqitet para ministrave në muajin maj.
Megjithatë, muajin e kaluar, Këshilli Shtetëror, që është autoriteti më i lartë administrativ francez, i ka tërhequr vërejtjen presidentit Sarkozy, kundër ndalesës për ferexhetë, duke sugjeruar urdhër që gratë ta zbulojnë fytyrën e tyre për kontroll të identitetit dhe për çështje të punëve shtetërore.
Raportohet se janë afro 2 mijë femra myslimane franceze, që aktualisht e mbulojnë fytyrën e tyre.