Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Christophe de Nijs.
Sipas njoftimit të ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit, u diskutua për reformat e thella në sistemin e drejtësisë, fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Belgjikës për objektivat e programit “Shqipëria 2030” drejt integrimit në Bashkimin Europian.
1 nga 3/a.f/