Zv.ministri i Jashtëm grek: Minoriteti grek ndodhet nën presionin e qarqeve nacionaliste
Në 20-vjetorin e krijimit të PBDNJ-së ka qenë i pranishëm edhe zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitris Dollis. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Dollis ka folur edhe mbi regjistrimin e popullsisë së kryer në Shqipëri. Ai është shprehur i pakënaqur me këtë regjistrim, ndërsa ka thënë se komuniteti grek vazhdon që të ndjejë presionin e qarqeve të ndryshme nacionaliste.
Muaj më parë u krye regjistrimi i popullsisë, por nuk arriti të kryejë atë që kërkonte minoriteti. Por, duhet doemos të rehabilitojmë këtë boshllëk dhe më duhet të theksoj se qytetarët e minoriteteve vazhdojnë të ndjejnë presionin e qarqeve të ndryshme nacionaliste, është shprehur Dollis gjatë fjalës së tij. Edhe pse nuk ka përmendur emra, dukej se ai e ka pasur me Aleancën Kuq e Zi.