E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në SHBA, takim me Burton, Issa, Maloney, Smith dhe Wicker

Ne perfundim te takimeve te tij ne Kongresin Amerikan, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u takua me Kongresmenin Dan Burton, me Kongresmenin Darrell Issa si dhe me Kongresmenin Maloney.

Gjate takimeve më kongresmenët amerikanë z. Meta informoi mbi zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi dhe ne rajon, duke theksuar se reformat e ndermarra, si dhe klima me pozitive politike qe po ndjehet muajt e fundit, do te kontribuoje ne integrimin e plote europian te te gjitha vendeve te rajonit.

Ne kete kuader, Kongresmenët kanë shprehur mbeshtetjen e tyre ne procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe vecanerisht per marrjen e statusit kandidat brenda ketij viti .Gjate takimeve është theksuar gjithashtu se marredheniet politike mes SHBA dhe Shqiperise jane te shkelqyera dhe se prioriteti kryesor eshte intensifikimi i bashkepunimit ekonomik dhe shkembimeve tregtare.

Po ashtu gjate vizites se tij ne Washington, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u prit nga Kryetari i Komisionit Amerikan te Helsinkit, Kongresmeni Christopher H.Smith. Kongresmeni Smith vleresoi arritjet e Shqiperise ne luften ndaj trafiqeve te qenieve njerezore, duke theksuar njekohesisht se progresi i bere ne drejtim te rehabilitimit te viktimave te trafikut eshte nje aspekt shume i rendesishem i kesaj beteje.

Ne perfundim te vizites se tij ne Senatin Amerikan, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u prit nga Senatori Roger Wicker, anetar i Komisionit te Tregtise, Shkences dhe Transportit ku palët vleresuan bashkepunimin dhe aleancen mes SHBA dhe Shqiperise ne luften kunder terrorizmit dhe krimit te organizuar. Z. Meta dhe Senatori Wicker diskutuan gjithashtu per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi.

Kreu i LSI Meta, vuri ne dukje progresin e bere ne kuader te projektit te Gazsjellesit Trans-Adriatik TAP, ndersa Senatori Wicker u shpreh se realizimi i ketij projekti do te ishte nje arritje e madhe per Shqiperine dhe per te gjithe rajonin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›