E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.sekretarja e e OKB-se viziton sot Tiranen

Zevendessekretarja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara Asha-Rose Migiro do te vizitoje sot Shqiperine ku do te takohet me Presidentin Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.

Zevendessekretarja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara Asha-Rose Migiro do te vizitoje Shqiperine per te diskutuar progresin e Shqiperise ne zbatimin e programit Nje OKB.

Gjate qendrimit te saj ne Shqiperi Asha-Rose Migiro do te vizitoje gjithashtu nje nga programet e perbashketa te OKB-se mbi Punesimin e te Rinjve dhe Migracionin. Migiro eshte nga Tanzania dhe mori detyren si zevendessekretare e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara me 1 shkurt 2007.

Ajo eshte zevendessekretarja e Pergjithshme e trete qe kur ky post u krijua ne vitin 1997. Posti i zevendessekretares se Pergjithshme u krijua nga Asambleja e Pergjithshme ne fund te vitit 1997 si pjese e reformes se Kombeve te Bashkuara per te ndihmuar ne drejtimin e operacioneve sekretariate dhe per te siguruar koherencen e aktiviteteve dhe programeve. Gjithashtu kishte per qellim te rriste profilin dhe lidershipin e organizates ne sferat ekonomike dhe sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›