E Diel, 1 Nëntor 2026

Infrastruktura ne shkolla Shamata Pergjegjes pushteti lokal

Zevendesministri i Arsimit Halit Shamata ka fajesuar pushtetin lokal per infrastrukturen e dobet ne disa shkolla ne zona te thella te vendit. Sipas tij kjo gjendje vjen si pasoje e papergjegjshmerise se kryetareve te komunave te ketyre zonave.

Nje kryetar komune kerkon te shtoje stafin dhe te lere pa investuar ne godina. Dhe keta kryetare nuk sjellin projekte per ndertimin e shkollave ne ministri eshte shprehur Shamata ne emisionin Shqip ne Top Channel.

Nje nga politikat arsimore qe nuk jane thjesht sektoriale eshte decentrailzimi i sistemit. Ne jemi ne rrugen e decentralizimit. Qe ne 2006-en Ministria e Arsimit fondin e investimeve ja ka kaluar bashkive dhe komunave. Ministria shpall buxhetin per investim dhe komunat e bashkite paraqesin projekte tha Shamata.

Ky proces ka dhene frutat e veta dhe ne do te vazhdojme ne te ardhmen te decentralizojme te tjera kompetenca dhe ne jemi ne kete rruge. Une mendoj qe ne duhet te arrijme qe shkolla te behet nje komunitet dhe komuniteti te marre pamjen e shkollave theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›