E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier buxheti ve ne rrezik banesat sociale

Te pastreheve te Fierit te cilet shpresonin per nje banese sociale do tu vonohet edhe me shume marrja e saj.

Kjo si pasoje e mosaprovimit te buxhetit te Bashkise se Fierit per vitin 2010. Edhe pse ecuria e ndertimit te banesave sociale ka qene e mire gjithcka ka mbetur pezull si pasoje e bllokimit te fondit te nevojshem qe duhej levruar nga bashkia.

Pellumb Hazizi drejtor i projektit te banesave sociale per Bashkine e Fierit ne nje konference per shtyp te dhene paraditen e se henes shpjegoi se kerkesat e pafundme per nje shtepi nga familje ne nevoje jane duke u shtuar nga dita ne dite nderkohe qe asnje prej tyre nuk do te marre zgjidhje te shpejte.

Eumlshte buxheti i bashkise per kete vit qe ka shtuar edhe me shume kohen e pritjes se dhjetera familjeve te pastreha. Me te drejte perfaqesues te ketyre familjeve mbeten duke protestuar dyerve te bashkise por problemi qendron te mungesa e fondit te nevojshem per vijimin e punimeve te pallateve qe tashme jane ndertuar. Edhe pse keshilltareve te koalicionit te djathte iu be apel per miratimin e buxhetit serish ata shtuan edhe nje problem tjeter social me mosmiratimin ne fjale ka shpjeguar drejtori Pellumb Hazizi.

Fondi per ndertimin e ketyre banesave sociale eshte 322 milione leke nderkohe qe 137 milione i perket bashkise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›