Vizat kalon provimi i pare

Bazuar ne rekomandimin e raportueses se ketij Komiteti Sarah Ludfort eurodeputetet i bejne thirrje Komitetit per Ceshtjet e Brendshme Lirise dhe Drejtesise qe eshte dhe forumi pergjegjes i legjislativit europian per vizat qe te miratoje propozimin e Komisionit.
Gjate seances nuk pati diskutime dhe eurodeputetja Ludfort siguroi 41 vota pro nderkohe qe vetem 2 eurdeputete votuan kunder ndersa 3 te tjere abstenuan.
Komitetit te Jashtem i kerkohej mendimi lidhur me propozimin legjislativ te Komisionit Europian per kalimin e dy vendeve te rajonit ne te ashtuquajturen liste e bardhe Shengen.
Tashme pritet vota nga komiteti pergjegjes ai per Ceshtjet e Brendshme Lirise dhe Drejtesise e me pas miratimi i draftit te Tanja Fajon ne seance plenare te fund shtatorit ose tetorit ne varesi te dorezimit me shkrim te raportit vleresues te eksperteve nga Komisioni Europian.