E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyhdi Morava do dale ne gjyq

Bolzano- Poeti dhe kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve, Zyhdi Morava, do te dali para gjykates ne Bolzano te Italise, per akuzen e "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike", edhe pse ka mohuar qe sasia e kokaines te ishte prone e tij. I marre ne pyetje per disa ore nga agjentet e antidroges ne kufirin me Breneron, Austri-Itali, 62 vjecari eshte shprehur se ne Hollande ku kishte qendruar per dy dite, nuk kishte marre asnje porosi, porse kishte takuar miqte e tij. Me pas ka kaluar per ne Gjermani, ku dhe ka te afermit dhe pjesetare te familjes, per te marre edhe rrugen e kthimit diten e enjte.

Gjate deponimit per hetuesit, poeti dhe shkrimtari Zyhdi Morava ka shpjeguar se ne Gjermani kishte pesuar nje defekt ne automjetin e tij tip "Peugeot" dhe menjehere kishte derguar makinen per servis. Policia i deklaroi medias italiane se sasia e droges ishte 8,5 kg kokaine me vlere 2 milione euro dhe se shpjegimet e te dyshuarit nuk e shpetojne nga dalja para gjykates ne Bolzano. Ne te njejten kohe eshte vene ne dijeni edhe Ministria e Brendshme ne Shqiperi nepermjet zyres se Interpol Tiranes. Burime zyrtare konfirmuan lajmin e arrestimit te 62 vjecarit per trafik narkotikesh, kurse familjaret jane shprehur te habitur, duke thene se Zyhdiu nuk mund te merrte kurre persiper nje rrezik te tille dhe se kishte udhetuar shume here jashte vendit. Gjithsesi pritet kontakti i metejshem i zyrtareve shqiptare me autoritetet italiane, per te mesuar edhe te verteten e droges ne makinen e poetit.

Sipas medieve qe publikuan edhe fotografi te mjetit dhe droges se ndare ne 17 pako 500 gramshe, lenda ishte fshehur ne pjesen e brendshme te deres se shoferit, ku dhe ishte maskuar me se miri. Duket se agjentet kane pasur nje informacion te sakte per kete sasi droge, ndersa patrulla mesohet se kishte bere ndalimin e mjetit krejt rastesisht. Por Morava eshte shprehur se kishte vene makinen ne nje karrotrec sepse pesoi nje defekt dhe ne servis nuk mundesuan dot riparimin. Pronari i karrotrecit eshte lene i lire nga policia italiane, duke u kthyer per ne Gjermani. Morava aktualisht gjendet ne ambientet e burgut te Bergamos, ne pritje te mases se sigurise qe do te marre gjykata.

Policia italiane ka nisur bashkepunimin edhe me homologet gjermane per te verifikuar veprimtarine e servisit ku shkrimtari beri ndalesen dhe njekohesisht ne Hollande, ku qendroi per dy dite. Hetuesit deklaruan se vlera e mallit pas shitjes ne treg mund ta kalonte shifren e 5 milione eurove dhe kokaina ka qene e paster. Por sipas tyre nuk eshte zbardhur ende destinacioni dhe pozicioni i poetit shqiptar, njekohesisht kreut te Lidhjes se Shkrimtareve, qe ka qene i pajisur edhe me nje vize Shengen. Dyshohet se pas kokaines qendron nje rrjet i mirefillte i trafikut nderkombetar qe vepron ne zonen e Italise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›