Policia dergon pistoleten ne laborator
TIRANE - Hetimet ne lidhje me kete vrasje, kane quar ne vendin e ngjarjes kreret me te larte te Policise se Tiranes. Drejtori Muhamet Rrumbullaku, se bashku me gjithe vartesit e tij, kane qene te pranishem gjate hetimeve. Burimet zyrtare kane bere te ditur mbremjen e djeshme, se armen e vrasjes pistoleten e llojit "TT", e kane derguar per ekzaminime me qellimin qe te identifikojne personin qe ka qelluar, pasi ne vendngjarje ka pasur dhe persona te tjere, qe kane pasur arme. Sipas te dhenave, ne vendin e krimit ndodheshin dhe dy efektive te tjere te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte. I arrestuari Kastriot Stojani, nga Laci, eshte derguar ne ambientet e Komisariatit numer 3, ku eshte marre ne pyetje, ne lidhje me ngjarjen. Ai ka dhene deshmite e para, duke thene se, ka qene nje grindje mes autorit dhe viktimes, i cili eshte i martuar me dy femije.
Policia e Tiranes tha se, menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te shumta policie dhe eshte formuar nje grup i posacem hetimor, te cilet kane qene deri ne oret e para te dites se sotme ne vendin e ngjarjes. Ata kane bere keqyrjet e vendit te ngjarjes si dhe ekzaminime te tjera, me qellim zbardhjen teresisht te rrethanave te kesaj vrasje.