"Dorianin e ngaterrova me ate qe me rrahu"
Fier- I dyshuari per ekzekutimin e studentit te vitit te trete ne degen Infermieri mbrohet ne gjykate duke thene se kishte ngaterruar viktimen me nje tjeter person. Artur Dushi, 45 vjec, ndersa eshte shprehur gjate mases se sigurise ne Gjykaten e Lushnjes se ndihej i penduar, kerkoi edhe nje ekzaminim nga ana e mjekeve per gjendjen e tij mendore. Dorian Muca mbeti i vrare kater dite me pare ne nje lokal te fshatit Sektor-Cerme, pasi autori i dyshuar kerkoi te hakmerrej per nje keqtrajtim te pese te rinjve, mes te cileve dyshonte se bente pjese edhe 24 vjecari qe ndiqte studimet ne Universitetin e Vlores, "Ismail Qemali".
Gjykata e Shkalles se Pare, Lushnje vendosi dje ta lere ne burg autorin e vrasjes se studentit te mjekesise. Artur Dushi, ashtu sikurse gjate seances se hetimit, edhe dje ka pranuar autoresine e krimit. "Por une viktimen e ngaterrova me nje djale tjeter te fshatit, tek i cili dyshoja se me kishte ofenduar e rrahur disa dite para ngjarjes", mesohet te jete shprehur 45 vjecari qe sapo eshte kthyer nga emigrimi ne Itali. Prokurori i ceshtjes kerkoi masen e vleresimit "arrest me burg" per te dyshuarin. Por avokati mbrojtes, duke mos kundershtuar aktet e akuzes, pretendoi kryerjen e nje ekzaminimi psikik per 45 vjecarin, pasi si para, ashtu edhe pas krimit Dushi kishte shfaqur shenja te nje depresioni nervor.
Gjate fjales se tij para gjyqtarit te gatshem, Artur Dushi ka thene se e pranonte krimin, nderkohe qe ka pranuar qe t'i behej nje ekzaminim dhe te merrej parasysh gjendja e tij mendore. Mesohet se pasi ka pranuar krimin, Dushi do te procedohet me gjykim te shkurtuar. Mbremjen e se martes, 45 vjecari ka marre nje automatik "Kallashnikov" dhe ka qelluar ne drejtim te lokalit te fshatit. Me pas ka marre me vete studentin duke e akuzuar se ishte pjese e grupit qe e kishin rrahur me pare. Muca i ka shpjeguar se e ngaterronte me dike tjeter, por Dushi e ka qelluar vetem nje here, duke i shkaktuar plagosjen e rende dhe me pas vdekjen ne spital te 24 vjecarit. Policia arriti te arrestonte vetem 30 minuta pas ngjarjes, te dyshuarin ndersa sekuestroi armen automatike dhe karikatorin e hedhur ne nje cep muri ne fshatin Sektor-Cerme.
Xhemil Beharaj