Vjedhjet e makinave luksoze ne Shqiperi
TIRANE - Vjedhjen e makinave luksoze e kane pasuar dhe personazhe te njohur ne Shqiperi. Kengetarja Ermiona Lekbello, eshte denuar disa muaj me pare nga Gjykata e Tiranes me 6 muaj burg, te konvertuara keto me pezullim me kusht 18 muaj, qe te mos kryeje asnje veper penale. Pas grabitjes se makines se saj, tip "Benz Mercedes", fuoristrade ML 350, nga anetaret e bandes "Rexhina" ne rrugen "Myslym Shyri", kengetarja do te bleje serish nje tjeter makine si ajo. Por, makina rezultonte te ishte vjedhur dhe me dokumente te falsifikuara. Vete Lekbello pretendonte se makinen tip "Benz ML 320", e kishte blere ne France ne janar te 2007. Ndersa Prokuroria e Tiranes, e cila hetoi dosjen hetimore konstatoi se mjeti ishte vjedhur me 17 maj te 2004 ne Athine dhe ishte me targa franceze 1718ECS19. Ne dokumentacionin e paraqitur ne Shqiperi per regjistrimin e kesaj makine, Lekbello, kishte deklaruar se e kishte blere personalisht ate makine ne France. Ne janar te ketij viti kengetarja se bashku me te dashurin e saj, SH, F. jane shoqeruar ne polici, ku edhe eshte vertetuar se makina qe dispononte ajo ishte e vjedhur ne Greqi dhe se Ermiona kishte falsifikuar dokumentet. Nderkohe qe me date 9 mars 2007, rreth ores 00:30, ne rrugen "Don Bosko", tre persona kane vjedhur me dhune autoveturen tip "Mercedes Benz ML", me targe TR 6003 M, ne pronesi te Gjok Uldedajt. Nga hetimi i kesaj ngjarjeje eshte arritur te provohet se te pandehurit Edmond dhe Gentian Neza, si dhe Bledar Hasani, duke qendruar ne bulevardin kryesor, kane pare duke levizur autovetura e Gjok Uldedaj.
Rexhina
Gjashte te rinj, te akuzuar per vjedhje me dhune se te pakten shtate automjeteve superluksoze, jane perballur me procesin gjyqesor. Prokuroria perfundoi hetimin dhe dorezoi dosjen ne gjykate per Edmond dhe Gentian Nezen, Bledar Hasanin, Erlind Taullajn, Bujar Sefen dhe Dritan Hamitin, te arrestuar ne kuader te operacionit "Regina".
Rexhina
Gjashte te rinj, te akuzuar per vjedhje me dhune se te pakten shtate automjeteve superluksoze, jane perballur me procesin gjyqesor. Prokuroria perfundoi hetimin dhe dorezoi dosjen ne gjykate per Edmond dhe Gentian Nezen, Bledar Hasanin, Erlind Taullajn, Bujar Sefen dhe Dritan Hamitin, te arrestuar ne kuader te operacionit "Regina".