E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zymberaj fiton në Bullgari

Aktori kosovar Mentor Zymberaj është shpërblyer me çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Vratza të Bullgarisë, me shfaqjen ‘Aktori në kuti’.

Aktori kosovar Mentor Zymberaj arrin të korrë suksese të reja në skenën ndërkombëtare.

Zymberaj u shpërblye me çmimin ‘Aktori me i mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Vratza të Bullgarisë, me shfaqjen ‘Aktori në kuti’. Festivali u realizua në dy konkurrenca: në atë vendore dhe ndërkombëtare, ku gjithsejtë morën pjesë 19 shfaqje teatrore nga vende të ndryshme evropiane.

Në një konkurrencë te madhe artistike aktori Mentor Zymberaj veçohet me mjeshtërinë e tij në artin skenik, e në veçanti duke ngritur në piedestal mjeshtërinë aktoreske. Kjo bëri që Mentor Zymberaj me shfaqjen ‘Aktori ne kuti’ të bëhet shfaqja më e suksesshme në Kosovë, por edhe në vendet rajonale dhe evropiane në këto vitet e fundit, duke sjellë më se 14 çmime ndërkombëtare.

Shfaqja ‘Aktori në kuti’, pos këtij suksesi të arritur, është ftuar edhe në festivale tjera të rëndësishme ndërkombëtare siç janë: Festivali i Teatrove në Varna të Bullgarisë, nga 1 deri më 7 gusht, ku kjo shfaqje ka nderin të prezantojë kulturën dhe artin kosovar në ditën speciale që i kushtohet Kosovës: "Day of Kosova" (7 shtete prezantohen brenda 7 ditëve).

Ftesa e dytë në selektim të plotë 6 muajsh dhe në një konkurrencë botërore në festivalin THESPIS të Gjermanisë përzgjidhet ndër 12 monodramat zyrtare për të marrë pjesë në konkurrencë ndërkombëtare dhe atë në konkurrencë konkurruese, duke hapur dyert artit kosovar dhe atij shqiptar në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Ndërsa në tetor të këtij viti Zymberaj shpallet anëtar nderi me shfaqjen ‘Aktori ne kuti’ në hapjen solemne të Festivalit Ndërkombëtar të Monoperformansave "Aspindys" në Lituani, pikërisht në kryeqytetin lituanez, Vilnius, për shkak se vitin e kaluar ishte përzgjedhur ndër dy shfaqjet më të mira të festivalit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›