Zyra Administrative në veri është për të mirën e qytetarëve

Gjatë këtij takimi, Hoxhiq e njoftoi kreun e legjislativit të vendit, lidhur me punën që po bëhet, si dhe për planet që ka kjo zyrë në të ardhmen, si në aspektin e ofrimit të kushteve sa më të mira për shërbime administrative për qytetarët, ashtu edhe në aspektin e realizimit të disa projekteve zhvillimore, posaçërisht në infrastrukturë.
Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi, e përgëzoi Adriana Hoxhiq për të arriturat e deritashme dhe planet e punës në të ardhmen, duke theksuar se kjo zyrë do të ketë përkrahjen për realizimin e detyrave të saj,si nga Kuvendi, ashtu edhe nga institucionet tjera të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, në të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj pjese të vendit.
Ndryshe, Hoxhiq, ditë më parë ka deklaruar se në veri të Mitrovicës nuk ka rend dhe ligj dhe ka kërkuar nga mekanizmat e sigurisë, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, të dalin me një plan nëpërmjet të cilit qyteti do të jetë në vëzhgim tërë kohën dhe të krijohet një ambient i qetë për të jetuar dhe vepruar në këtë pjesë të vendit./kosovapress/