Pavarësia nuk mjafton pa integrim
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Vestervelle, në kuadër të takimeve që po zhvillon gjatë qëndrimit në selinë e Organiztës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Kryeministri Thaçi e njoftoi ministrin e jashtëm gjerman me zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe atë të integrimit evropian. Kryeministri e falënderoi ministrin Vestervelle për mbështetjen e pakursyer dhe përkushtimin e shtetit gjerman karshi Kosovës dhe rajonit.
“Kosova është e gatshme për të hapur kapitullin e ri, atë të integrimit në BE dhe në mekanizmat e tjerë relevant multilateral. Ne do të përmbushim çdo kriter dhe çdo detyrim”, tha kryeministri Thaçi.
“Pavarësia nuk është e vetëmjaftueshme, ne duhet të integrohemi dhe të trajtohemi barabar me shtetet tjera”, tha Kryeministri Thaçi.