E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shelvey kërkon falje për kartonin e kuq

Mesfushori i Liverpoolit, Jonjo Shelvey ka kërkuar falje për përjashtimin e tij në humbjen 2-1 nga Manchester United.

Shelvey, 20 vjeç, u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Jonny Evansit në pjesën e parë të përballjes në Anfield Road. Ai u kacafyt me futbollistë të tjerë të Unitedit para daljes nga fusha, si dhe tha fjalë të nxehta në drejtim të Sir Alex Fergusonit.

“I kërkoj falje tifozëve për përjashtimin. Më vjen keq. I kërkoj falje edhe Sir Alex Fergusonit. Prej nga vij, njerëzit nuk i ngacmojnë të tjerët për tu përjashtuar”, shkroi Shelvey në Twitter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›