E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani urbanistik, Basha: Garant i pronës dhe hapësirave publike

Njësia bashkiake numër 10 ka qenë ndalesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në kuadër të fushatës konsultuese me qytetarët për planin e ri urbanistik të kryeqytetit. I ndodhur pranë këtyre banorëve, kryebashkiaku e vuri theksin tek zhvillimi i qëdrueshëm i qytetit, i cili do jetë në respekt të pronës private dhe zgjerimit të hapësirave publike.

“Trajtimi i pronës private është një nga çështjet me rëndësi, sikurse edhe infrastruktura sociale, kopshtet, shkollat, hapësirat e gjelbërta. Si i sistemon dhe si i vë balancat, drejtpeshimi mes interesit privat dhe publik. Prona të zhvillohet në mënyrë që brezat që vijnë të mos vuajnë”- theksoi Basha.

Sipas Kryebashkiakut askund nuk është më evidente një problematikë e tillë se në këtë njësi vendore, ndërkohë që theksoi se ky është zhvillimi i qëndrueshëm për sot dhe për nesër: “respektim i pronës private dhe zgjerim i hapësirës publike, një e drejtë në themel të planit urbanistik që do të miratohet” tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›