E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet deputeti i PD në aksin Rrëshen-Milot

Aksidentohet lehtë në aksin Rrëshen- Milot deputeti i PD-së Gjovalin Prenga. Sipas policisë mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë terreni i lagësht i cili ka bërë që mjeti të dalë nga rruga. Automjeti drejtohej nga vetë deputeti Prenga. 

RRËSHEN-Një aksident ka ndodhur në aksin rrugorë Rrëshen- Milot, pasditen e sotme. Si pasojë i këtij aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë deputeti i Partisë Demokratike Gjovalin Prenga. Menjëherë pas aksidentit Prenga është dërguar drejt spitalit të Rrëshenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë të ditur se deputeti Prenga, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti i aksidentuar tip fuoristradë që i përket Kuvendit me të cilën udhëtonte deputeti ka devijuar nga rruga si pasojë e lagështirës dhe ka mbetur në një shkurrishte shumë pranë përmbysjes në humnerë, e cila mund të ishte fatale.
Policia bën të ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë dalja nga rruga e automjetit si pasojë e lagështirës shkaktuar nga moti i keq i ditëve të fundit. Mësohet se gjatë aksidentit deputeti Prenga ndodhej i vetëm në makinën e tij dhe ai po udhëtonte nga Rrësheni drejt Milotit.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›