E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeverisja e majtë në Greqi pranë dështimit, Papandreu i hap rrugë ndryshimeve në kabinet

01-06-2011 / Gazeta 55

Mungesa e konsensusit politik ka çuar në bllokimin e paketës së reformave ekonomike. Kjo situatë ka detyruar Brukselin të paralajmërojë Athinën se do të ndërpresë programin e ndihmës për rimëkëmbjen ekonomike


Pas krizës ekonomike Greqia ka hyrë edhe në një krizë politike, çka ka detyruar kryeministrin Jorgo Papandreu të shprehë “Ok”-in për ndryshime në Qeveri. Mungesa e konsensusit politik dhe dështimi i paketës së reformave fiskale, të përcaktuara si kushte vendimtare nga Brukseli në këmbim të huasë financiare, e ka futur Athinën zyrtare në një qorrsokak pa rrugë zgjidhje. Kryeministri grek, Jorgos Papandreu po kërkon një ristrukturim të qeverisë çka e dëshmojnë takimet e shpeshta me ministrat, deputetët si edhe me liderin e opozitës konservatore Adonis Samaras, njoftoi sot gazeta greke “Ethnos”. Gazeta pohon se për herë të parë dje shefi i “Demokracisë së Re” zyrtarisht ka dhënë përgjigje zyrtare për ftesën e kryeministrit për një konsensus politik për masat ekonomike. Zëdhënësi i qeverisë, Petalotis mohoi spekulimet për një qeveri të përbashkët mes socialistëve dhe konservatorëve dhe shtoi se ristrukturimi eventual i qeverisë është vetëm në letër, shqyrtuar nga kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Para disa ditëve, gazeta tjetër greke “Kathimerini” njoftoi se kryeministri po mendon për ndryshime që mund të përfshijnë në ekipin e tij edhe përfaqësues të konservatorëve në rast se ata përkrahin masat e reja ekonomike. Brukseli kërkon konsensus politik për programin qeveritar për masat ekonomike. Ndërkohë që vende të BE kanë paralajmëruar se do ndërpresin planin e ndihmave për rimëkëmbjen ekonomike në rast se nuk realizohet paketa reformatore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›