Zyra e BE-së, pasojë e dështimit të Qeverisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur hapjen e Zyrës së BE-së në veri të Mitrovicës, ndërsa ka vlerësuar se hapja e saj vjen si pasojë e paaftësisë së institucioneve të Kosovës për të shtrirë kontrollin në gjithë territorin e vendit.
Kryetari i AAK-së, gjatë një konference për gazetarë, tha se shpreson se hapja e Shtëpisë së BE-së në veri do të ndikojë në integrimin e serbëve të asaj pjese në shoqërinë kosovare.
Sikur transmeton KosovaPress, Haradinaj ka theksuar se për këtë zyrë nuk do të kishte fare nevojë, nëse Prishtina zyrtare do të ishte e angazhuar nga dita e marrjes së përgjegjësive të plota nga 17 shkurti 2008. Këto angazhime të reja në veri, nuk kanë qenë të parapara, sipas tij, por pas dështimit të institucioneve të vendit, është dashur të gjenden instrumente të tjera për të qenë prezentë atje.
Lideri i partisë më të zhurmshme opozitare ka komentuar sërish edhe paralajmërimet për ndryshime në Qeveri, duke vlerësuar se në këtë mënyrë kryeministri Thaçi po bën përpjekje për ta mbajtur gjallë qeverinë.
“Mandati i Qeverisë, nga ana jonë dhe institucioneve është i kontestuar, kemi thënë disa herë që ky mandat nuk është kushtetues, sepse buron nga kornizat kushtetuese, dhe bien në kundërshtim me marrëveshjen ose pakon e Ahtisarit. Për ne nuk përbëjnë lajm ose rëndësi deklarimet e ndryshme të njëpasnjëshme të kryeministrit apo të zyrtarëve të tjerë, janë të kuptueshëm. Është një përpjekje e tyre me mbijetua qeverinë, por jo qeverisjen. Gjithçka bëhet me mbijetua Qeverinë por jo qeverisjen në vend”, ka thënë Haradinaj.