Vizitat e Xhemajlit

Për këtë vit, as ministri Skënder Hyseni nuk ka vizituar shtete më shumë se kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Pasi ka kaluar disa ditë në Bullgari, kryetari Xhemaili ka vizituar Italinë. Pastaj ka shkuar në Francë, në Danimarkë dhe në Holandë. Momentalisht kryetari Xhemaili gjendet në Angli...
Meqë këto vizita nuk i ka bërë publike, për të treguar qëllimin e tyre, organizata joqeveritare INPO nga Ferizaj ka reaguar të enjten duke i dërguar një letër kryesuesit të Asamblesë Komunale të Ferizajt, Agim Aliu.
“Në emër të Asamblesë Komunale, si institucioni më i lartë i Komunës, kërkojmë nga ju që të kërkoni nga ekzekutivi komunal llogari dhe transparencë për publikun, lidhur me vizitat e shpeshta që kryetari i Komunës po zhvillon në shtete të ndryshme të Evropës”, thuhet ndër të tjera në letrën e INPO-s dërguar kryesuesit të Asamblesë Komunale.
INPO ngre shqetësimin për faktin se askush nuk di se për çfarë qëllimi kryetari po i bën këto vizita dhe se çfarë të mire po i sjellin Komunës së Ferizajt. INPO shpreh shqetësimin edhe për faktin se këto vizita kanë kosto financiare. Letra është nënshkruar nga koordinatorja e INPO-s, Albulena Sadiku, e cila ka shprehur shqetësimin edhe për vizitat e zyrtarëve tjerë të Komunës.
Për këtë shqetësim të INPO-s ka folur kryesuesi i Asamblesë Komunale të Ferizajt, Agim Aliu. Ai e ka pranuar se ka pak informacione ka për këto vizita. “Për shumë vizita të kryetarit nuk kam informacione të drejtpërdrejta. E di se aktualisht kryetari gjendet në Angli, përkatësisht në qytetin e Mançesterit. Kjo vizitë ka qenë e planifikuar më herët.
Kjo vizitë më herët është aranzhuar nga dy drejtorë të drejtorisë komunale”, ka thënë Aliu, duke saktësuar se vizita momentale e kryetarit Xhemaili ka të bëjë me përpjekjet për binjakëzimin e Ferizajt me Mançesterin. Aliu ka premtuar se me letrën e INPO-s do të bëjë përpjekje që ta informojë Asamblenë Komunale. Aliu ka pranuar se me sa është i informuar, këto vizita paguhen nga pozicioni për paga dhe mëditje.
Përkundër që vetë kryetari Xhemaili është shprehur se binjakëzimet nuk kanë prodhuar ndonjë efekt, megjithatë ai ka fluturuar deri në Mançester të Anglisë, pikërisht për këtë gjë.