E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra e Kryeministrit ngushëllon familjen Sopa

(E plotësuar) Zyra e Kryeministrit të Kosovës është njoftuar sot nga Policia e Kosovës, se në rrethana të pasqaruara ka humbur jetën Hamdi Sopa, zyrtar për komunikim me publikun në Zyrën e Kryeministrit. “Sipas informacioneve të marra nga Policia, njësitet përgjegjëse janë duke zhvilluar të gjitha hetimet e domosdoshme për rastin”, thuhet në kumtesën për media.
Zyra e Kryeministrit (ZKM) i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sopa për humbjen e familjarit të tyre dhe zyrtarit të devotshëm të ZKM-së, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ZKM.

..............................

 I vdekuri është H.S, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Ai dyshohet se ka kërcyer nga kati i nëntë.

........................

Një burrë i moshës 59 vjeçare ka gjetur vdekjen sot rreth orës 16:00. Vdekjen e tij e ka konstatuar menjëherë mjeku ligjori cili ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet e policisë.

Sipas Policisë së Kosovës nuk dihen motivet e vrasjes, por behët e ditur se ai ka renë nga një lartësi e ndërtesëstë të njërës nga banesat në Rrugën “Agim Ramadani” në lagjen Aktash.

“Nuk e dimë a është vetëvrasje, apo e ka shtyrë dikush nga lartë, por mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, ka bërë të ditur për Indeksonline Policia e Kosovës. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›