E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK-ja nuk frikohet nga mungesa e votave në Kuvend

PDK-ja nuk e ka frikën e mungesës së votave në Kuvend për çfarëdo nisme që do të ketë kjo parti, ndonëse do t’i ketë tri vota më pak, atë të Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt dhe Hydajet Hysenit. Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së, në një konferencë shtypi, të martën, madje është shprehur i bindur se kjo parti shumë shpejt do të ketë shtim të numrave të deputetëve në radhë të PDK-së, transmeton koha.

Ndërkohë, partisë së Haradinajt i duhet të presë që të përfundojë i tërë procesi zgjedhor në PDK për të diskutuar për çështjen e koalicionit. Në PDK po vazhdon procesi i numërimit të votave që nisi të hënën paradite, vota këto që do t’i përcaktojnë emrat e anëtarëve të Këshillit drejtues. Stavileci ka deklaruar se rezultatet finale do të dihen të mërkurën në mbrëmje.

“Procesi i numërimit është duke vazhduar. Besojmë që me ritmin të cilin është duke u punuar, diku deri nesër pasdite do t’i kemi rezultatet e para, por nuk mund t’ju them me saktësi, se presim të kryhet puna. Dhe pavarësisht asaj se kur kryhen, e rëndësishme është që të përfundojnë të dihen dhe të shpallen dhe në momentin kur do të jenë të përfunduara ne do t’jua komunikojmë”, ka theksuar Stavileci.

Ky subjekt politik ka bërë publike deklaratën politike të miratuar në konventën e gjashtë të PDK-së, ku kjo parti renditet si parti e qendrës së djathtë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›